Nuk ka ndeshje të lehta për Flamurtarin, pasi skuadra vlonjate nuk është ende në objektivat e saj. Ndeshja që do të mbyllë javën ajo kundër Laçit do të kërkojë impenjimin maksimal.

“Do fokusojmë të gjithë energjitë psiko-fizike për Laçin. Nëse do marrim rezultat pozitiv do përgatisim ndeshjen tjetër më me qetësi”.

Daja ka arsye të forta që ta motivojë ekipin në këtë mënyrë.

“Është një ekip që në fazën e parë kemi humbur dhe janë 4 pikë para. Kemi disa mungesa. Laçi ekip i vështirë, ka dyluftime të forta. Mungesat duhet ti bëjmë në variantet tekniko taktike, por qëllim primar rezultati”.

Dajës do ti mungojnë Batha, dhe Useini për shkak kartonësh. Torrasa është stërvitur i diferencuar ndërsa pjesa tjetër është në dispozicion të teknikut.

Tv Klan