Flavia ishte konkurrentja e cila vendosi të tërhiqej nga spektakli Love Story në TV Klan, në momentin që po niste ceremonia e trëndafilave.

Ajo theksoi se i janë zbehur ndjenjat për Saimirin dhe se mendon që është e drejtë të largohet.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Flavia ka treguar se ndihet e paplotësuar dhe nuk është në të njëjtin stad jete si Saimiri.

Si e more këtë vendim?

Ishte një vendim që unë pak a shumë e kisha menduar dhe mendoj se është i drejti. Është e kotë që unë të mashtroj veten time në rradhë të parë. Kështu që ndjenjat nuk kontrollohet dot dhe mora këtë vendim.

Ti dhe Saimiri ishit në të njëjtin mendim sepse edhe ai tha që nuk do t’i jepja trëndafil Flavias. Pse mendon se u ftohët?

Nuk përshtateshim aq shumë. Nuk jam në të njëjtin stad të jetës me Saimirin. Jam akoma e paplotësuar. Duhet të plotësohem njëherë vet si femër, si karakter, pastaj të mendoj për partnerin.

Kujti i’a uron fitoren nga vajzat që kanë mbetur?

Xhesit. Ajo është në dorën e Saimirit, por unë me Xhesin do kisha dëshirë të përfundonte.

Ke ndonjë pendesë nga Love Story?

Jo, asgjë! Ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time dhe nuk pendohem për asgjë në botë./tvklan.al