Debati i natës së 7-të të spektaklit Love Story në Tv Klan, i hapur nga ish-konkurrentja Silvana, vijon të jetë aktiv edhe në këtë javë të tetë.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Flavia ka folur për këtë diskutim dhe gjithashtu edhe për postimet e Instagramit nga ana e Silvanës, e cila i konsideroi si “prova”, që Saimiri i ka ftuar vajzat në vilë.

Më tej ajo ka dhënë komentin e saj edhe për takimet e javës së tetë, tërheqjen e Valentinës nga emisioni, si edhe marrëdhënien e saj me Saimirin.

Si t’u duk nata e tetë e spektaklit?

Nata e tetë ishte një natë relativisht e qetë, kishte pak emocione për mua. Nga fundi sikur ndodhën disa gjëra por kaloi mirë në përgjithësi.

Si t’u dukën takimi i Generdës, Arianës dhe Valentinës?

Takimi i Valentinës në fakt më pëlqeu shumë, kishte komunikim. Ndërsa i Generdës më pëlqeu por nuk kishte atë emocionin siç kishte ai i Valentinës. Për takimin e Arianës, më shumë mu duk një takim bosh, flisnin për palestrën, ishin përqafuar. Kaq, nuk pashë asgjë më shumë. Mu duk si diçka e çastit, e momentit, që s’mund të zgjasi shumë.

Si e komenton gjithë bujën e debatit të Silvanës pas eliminimit?

E vetmja gjë që dua të them është që Silvana tregoi veten e saj në fund të fundit, nuk i ka prishur punë asnjë njeriu. Nëse mendon se ka arritur diçka me këtë e ka shumë gabim. Tani i them vetes se si kam ndenjur apo e kam ndihmuar në disa raste.

Unë e kisha kuptuar pak a shumë lojën e saj sepse ajo rrinte gjatë gjithë kohës me motrën dhe nuk e kuptova përse i duhej një shoqe që ajo të hapej. E kishte të gjithën tek pjesa që përse e nxori Saimiri pas puthjes dhe kaq.

Silvana bëri disa pastime në Instagram duke i quajtur prova, çfarë komenti ke ti për to?

Ato nuk janë prova fare. Nuk e di çfarë ka menduar Silvana sepse unë nuk kam folur me asnjeri për këtë temë dhe siç shihej edhe tek biseda kisha thënë që kush është ajo që ka përmendur emrin tim, sepse unë kur kam diçka për të thënë ose nëse kam vënë re diçka në këtë emision që nuk më pëlqen, unë e them hapur. Tek bisedat e tjera dukej qartë që ajo ishte një ftesë nga ana e Saimirit, më shumë si shok ose si me shaka. Dukej shumë qartë që e bëri nga inati, nga zilia.

Edhe mua po më thoshte që dil nga programi se s’ke pse më mohon mua dhe ndaj e bëri edhe atë që hapi bisedat.

Si t’u duk vendimi i Valentinës për t’u tërhequr nga emisioni?

Ishte një ikje me dinjitet, ashtu siç duhet të ikte, si zonjë. Ajo ndoshta nuk e percepton dot që mashkulli i saj të puthë të tjera. Në fund të fundit ajo bëri diçka që e ndjeu më mirë për veten e saj. I uroj gjithë të mirat dhe suksese kudo që të jetë.

Si ka përparuar marrëdhënia jote me Saimirin?

Me hapa të ngadaltë, duket qartë. Por se di, ndihemi mirë me njëri-tjetrin me aq kohë. Na ka mjaftuar deri diku ajo kohë që ai të kuptojë që jam e sinqertë. Por unë nuk kënaqem me aq.

Kush ta ka dhuruar buqetën tjetër me trëndafila që ke hedhur në story?

S’kam koment për këtë. Kush e kupton, e kupton. Saimirit do t’ia tregoj./tvklan.al