Në këto ditë të nxehta Pogradeci mbetet një prej destinacioneve turistike më të preferuar të juglindjes.

Pushues të shumtë ardhur nga Tirana, Elbasani por edhe qytete të tjerë e zgjedhin Pogradecin për të kaluar pushime të gjata.

Zgjerimi i hapësirave të plazheve publikë nga bashkia e Pogradecit është mirëpritur nga vizitorët, sidomos të moshës së tretë.

Pastërtia e rërës dhe uji kristal i Liqenit të Ohrit, por edhe klima e freskët me temperatura disa gradë më të ulëta se në pjesën tjetër të vendit, kanë rritur fluksin e vizitorëve besnikë.

Pushuesit janë të kënaqur me cilësinë e shërbimeve, ndërsa çmimet e hoteleve dhe restoranteve mbeten ekonomike dhe të pandryshuar.

Oferta turistike e Pogradecit këtë verë është pasuruar edhe me aktivitete të larmishme kulturore dhe sportive.

Tv Klan