Fondi Monetar Ndërkombëtar tërheq sërish vëmendjen për problemin e nivelit të lartë të kredive me probleme në Shqipëri. Në raportin e fundit, pas disbursimit të këstit të kredisë prej  35.9 mln euro, FMN thotë se kreditë me probleme  edhe pse janë ulur krahasuar me 2014-tën, sërish niveli prej 19.5% që u regjstrua në Maj 2016 mbetet i lartë.

Rritja e kredisë sipas Fondit Monetar mbetet e ngadalë dhe për këtë shkak jaë niveli i lartë i kredive me probleme në bilancet e bankave. Kredia në sektorin privat thotë raporti, ka rënë që nga viti 2015. Si kyç për gjallërimin e kreditimin FMN sheh zgjidhjen e kredive me probleme.

Qeveria nga ana e saj, në letrën drejtuar Fondit Monetar lidhur më këtë problem, thotë se është e angazhuar në zgjidhjen e kredive më të këqija dhe po ndjek planin e masave. Sipas saj nga viti 2018 pritet të ndryshojë edhe rregullorja për të dhënë kredi nga bankat në bazë të deklaratave fiskale të kompanive.

Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, kreditë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rritje të fortë në muajin Korrik, duke arritur në 21.15%  nga 19. 96 % që ishin në Qershor. Pjesën më të madhe të portofolit të kredive me probleme e zotërojnë kompani të mëdha kreditore, numri i të cilave aktualisht ka shkuar në 36.

Tv Klan