Fondi monetar ndërkombëtar ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të vendit tonë gjatë vitit 2018-të. 

Në raportin për vlerësimin e ekonomisë globale të tetorit, FMN pret që vitin e ardhshëm Shqipëria të ketë rritje në nivelin 3.7%, nga 4.1% që vlerësonte se do të ishte në raportin e prillit. Korrigjimi që bën fondi është me 0.4%.

Në njoftimin që bëri në fund të vizitës misioni paralajmëroi ulje të ritmit të rritjes së ekonomisë për Shqipërinë nga 3.9% në 2017-ën në 3.7% gjatë 2018-ës. Nga ana tjetër qeveria vlerëson se ekonomia do të ketë vitin e ardhshëm rritje 5%. /Tv Klan