Buxheti shtesë i sapo miratuar nga parlamenti kënaq pritjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjatë një interviste të dhënë për televizionin Klan zonja Ann-Margaret Westin, përfaqësuese e përhershme e misionit të FMN-së në vendin tonë. Tha se ky buxhet është reflektim i diskutimeve me qeverinë. Për çështje që lidhen me ruajtjen e një sërë parametrash që garantojnë stabilitetin makroekonomik.

Ann-Margaret Westin: “Ky buxhet është reflektimi i diskutimeve të shumta që kemi pasur këto 6 muaj me qeverinë. Ne kemi rënë dakord që të ulim deficitin në nivelet 5.2 % të prodhimit të brendshëm bruto nga 7.9 % që ishte miratuar në fillim. Arsyeja është se gjendemi në një ambient me presione inflacioniste të importuara nga jashtë për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe karburantit dhe nuk duhen shtuar impulse fiskale.”

Zonja Westin thekson se ky buxhet  është pasqyrë e performancës së lartë të qeverisë për mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe politikave mbështetëse.

Ann-Margaret Westin: “Buxheti shtese pasqyron performancën shumë të mirë në të ardhura. Rezultat jo vetëm i përmisimeve në administrimin e tatimeve, por edhe i politikave të reja tatimore siç është taksa e sheshtë. Unë besoj se ulja e nivelit në 10% për tatimin e fitimit për korporatat ka sjellë shumë më tepër kompani në sektorin formal të ekonomisë.”

Ndërsa përsa i takon rritjes ekonomike për këtë vit, vlerësimet e FMN shënjestrojnë nivelin 6% një ndër më të lartit në Europë.

Ann-Margaret Westin: “Rritja ekonomike prej 6% është në terma reale, është një shifër shumë e lartë sidomos në Europë. Flitet për një rritje ekonomike reale, por nëse llogarisin dhe inflacionin prej 4% atëherë rritja nominale ekonomike për këtë vit shkon në 10%.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro