Për tre javë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës, e Kroacisë, do të bëhen pjesë e paradës “Albanian Lion 2018”.

Paraditen e sotme këto forca kanë bërë një demonstrim nga toka dhe ajri në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ku e pranishme ishte dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Xhaçka thotë se kjo stërvitje e përbashkët dëshmon së Forcat e Armatosura shqiptare janë të padallueshëm nga aleatet e NATO-s dhe këtë, sipas saj, e tregon edhe modernizimi i bazës taktike ajrore të NATO-s që do të ndërtohet në Kuçovë.

Aktualisht mbi 1 200 forca po stërviten ne poligonin e Bizës dhe në bregdetin shqiptar. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarak nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.

Tv Klan