Një foshnje, vetëm dy ditësh, ka vdekur nga koronavirusi në Afrikën e Jugut. BBC raporton se, ai mund të jetë një nga viktimat më të rinj të këtij virusi që ka pushtuar botën.

Nëna e vogëlushit kishte dalë pozitive me Covid-19 dhe automatikisht edhe ndaj fëmijës u krye një testim, ku rezultoi pozitiv. Fëmija kishte lindur para kohe dhe kishte probleme me frymëmarrjen ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në shtetin afrikan.

Ky vend numëron deri më tani 339 viktima, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 18 000. Mirëpo modelet parashikojnë që 40 000 njerëz mund të humbin jetën muajt e ardhshme nga sëmundja./tvklan.al