Një vdekje tragjike ka qenë ajo për një 49- vjeçar në Rodos të Greqisë. Makina me të cilën po udhëtonte ka rënë nga një lartësi prej 13 metra, raportojnë mediat greke.

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës, rreth orës 02:00,  ndërsa makina po lëvizte drejt aeroportit. Shoferi humbi kontrollin e makinës,  u përplas me bordurat mbrojtëse dhe më pas ra nga një lartësi prek 13 metrash. Edhe pse policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku më ambulancën, por drejtuesi i automjet kishte ndërruar jetë në vend.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti dhe kombësia e drejtuesit të automjet që ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë aksident tragjik.

/tvklan.al