Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e “Sheraton”, ku do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Gjatë punimeve të asamblenë, Rama do të bëjë publike emrat e ministrave të Qeverisë Rama 2 dhe strukturën e re qeverisëse.

Asambleja do të nisë me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Gramoz Ruçi. Më pas do të prezantohen raportet për zgjedhjet e 25 qershorit, për performancën e deputetëve, për dëgjesat publike, për procedurat burokratike dhe në fund do të mbajë fjalim Edi Rama.

/tvklan.al