Pasuri me vlerë mbi 1.4 milionë Eeuro në pronësi të tre vëllezërve Selaj në Lezhë që dyshohet se janë vënë në rrugë kriminale, u sekuestruan nga Policia e Shtetit, me vendim të gjykatës.

Pronat janë në emër të vëllezërve Parlind, Ardian Selaj i njohur edhe me emrin Aleks si dhe Valentin Selajt. Në 15 pronat e sekuestruara përfshihen 7 ambiente biznesi, si një hotel, një  bar e restorant. Po kështu edhe katër apartamente banimi me sipërfaqe 1 mijë m2, ku përfshihen vila dhe apartamente banimi janë venë nën sekuestro, bashkë me 4 parcela me 22 900 m2 tokë bujqësore.

Po ashtu 9 automjete luksoze të markave të ndryshme janë pjesë e sekuestrove të vendimit të Gjykatës. Sipas hetimit të policisë, Valetin Selaj, 28 vjeç është i arrestuar aktualisht në Firence, për akuzat e trafikimit të drogës, që importohej nga SHBA-ja.

Ai gjithashtu është i hetuar edhe për shfrytëzim femrash për qëllime prostitucioni. Vëllai tjetër Ardian Selaj, është dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Trentos, me 4.6 vite burg për akuzën e trafikimit të drogës.

Tv Klan