Tre vjeçarja, Luna Trenerry gjatë izolimit së bashku me familjen e saj ka mbledhur mbi 11,000 dollarë për bamirësi.

Luna, e cila është më sindromën Down ka realizuar fotosesione të ndryshme fotografike nga përditshmëria e saj në shtëpi. Shumë persona kanë pëlqyer fotografitë dhe mënyrën se si ajo pozonte përpara aparatit fotografik.

Përmes këtyre fotove, vogëlushja mblodhi fonde gjatë gjithë kësaj periudhe, për të mbështetur “Together 21”, një projekt me qendër në Newton Aycliffe, që mbështet fëmijë dhe të rinj me sindromën Dawn.

Babai i saj, 34-vjeçari Beth u shpreh se kurrë nuk e kishte imagjinuar se jeta do të ishte kaq e bukur me të. Jo vetëm Luna, por e gjithë familja është argëtuar me veprimet, pozat dhe lojërat e saj.

Në disa foto, 3-vjeçarja shfaqet e veshur si infermiere për të treguar vlerësimin e saj për punonjësit e spitalit, që kanë qenë pjesë e jetës së saj që nga momenti kur ka ardhur në jetë.

Fotot e publikuara kanë fituar zemrat e shumë njerëzve dhe në adresën e tyre kanë ardhur shumë mesazhe mbështetëse.

Do të na mungojë doza jonë e përditshme Luna, faleminderit që na bëre të buzëqeshim çdo ditë gjatë izolimit”, shkrtuan njëri prej tyre./tvklan.al