Një viktimë dhe 3 të plagosur është bilanci i një ngjarje tragjike të ndodhur në Gjermani.

Një burrë  ka sulmuar me thikë pasagjerët në një stacion treni në Grafing, në jug të qyteti të Mynihut, rreth orës 5 të mëngjesit.

Agresori sulmoi 4 personat, njëri prej të cilëve humbi jetën në spital si pasojë e plagave të rënda.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga viktimat u godit brenda në tren, ndërsa tre të tjerët në stacionin e Grafing-ut.

Sipas gjermanes “Suddeutsche Zeitung”, e cila citon disa dëshmitarë agresoi ka bërtitur «Allah Akbar», (Zoti është i madh), ndërkohë që ka goditur kalimtarët.

Po sipas të njëjtës gazetë, policia ka bërë të ditur se se autori është një shtetas gjerman.

Autori është arrestuar dhe ai njihet nga autoritet gjermane, si një i ri me precedent penalë./tvklan.al