Franca arrin fitoren e parë

Franca arrin fitoren e parë

21:39 23/09/2022

Skuadra e Deschamps mund Austrinë në Ligën e Kombeve

Franca arriti më në fund fitoren e parë në Ligën e Kombeve, duke u larguar nga vendi i fundit në grup që e zbret në Divizion B. Përfaqësuesja e drejtuar nga Didier Deschamps mundi Austrinë me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Mbappe dhe Giroud në pjesën e dytë. Kroaci mori kreun e këtij grupi pas fitores 2-1 me Danimarkën.

Holanda triumfoi me rezultatin 2-0 në fushën e Polonisë që nuk po kalon momente të mira. Holandezët janë në krye të renditjes me këtë fitore, duke lënë pas Belgjikën që mundi 2-1 Uellsin. Këtyre ekipeve i ka mbetur edhe nga 1 ndeshje për të zhvilluar që do të përcaktojë edhe klasifikimin përfundimtar.

Tv Klan





Të ngjashme