Franca dhe Danimarka janë ekipet e kualifikuar nga Grupi C në fazën e 1/8 pas barazimit pa gola sot në Moskë. Ky ishte i pati rezultat 0 – 0 deri më tani në këtë Botëror.

Francezët që e nisën me shumë lojtarë të stolit e mbyllën në krye të grupit. Rastet më të mira për Francën ishin goditjet e Griezmann e Mbappé, ndërsa për Danimarkën më i rrezikshmi ishte Eriksen. Skuadra e Deschamps me shumë mundësi do të luajë me Kroacinë, ndërsa Danimarka duhet të presë një nga skuadrat e tjera të Grupit D, Nigeria, Islanda ose Argjentina.

Në takimin tjetër të Grupit C, Peruja mori pikët e para me ftioten 2 – 0 ndaj Australisë. Në stadiumin e Soçi shënoi edhe Guerrero, i cili arriti të merrte pjesë në Botëror pas të drejtës të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv që shfuqizoi dënimin për doping.

Tv Klan