Partia Socialiste  në prani të Kryeministrit Majko, zëvëndëskryeministrit Meta dhe Ministrit të Punës Rrapi, organizuan konferencë me të rinjtë socialiste ku thelbi i bisedës ishte punësimi i tyre. Eurosocialistët kërkuan eliminimin e fondeve të dhëna për punët publike për të siguruar vënde të reja pune. Ndër alternativat e punësimit që ata përmëndën ishte subvencionimi nga ana e shtetit për punëdhënësin privat si dhe kreditimin e veprimtarive të biznesmenëve të rinj nga ana e shtetit. Eurosocialistët e rinj thanë se ndihesh të pasigurtë dhe për punësim menjëherë pas diplomimit dhe kërkuan doemos që shteti tu japë vëmendje të veçantë militantëve të rinj socialistë.

Pamje nga kongresi i FRESH, eurosocialistët./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame