Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin ngritur një skemë mashtruese duke fshehur të ardhurat. Në operacionin e koduar “Kontabilisti”,  në pranga kanë përfunduar: Hazbije Leka, 56 vjeçe, me profesion kontabiliste; Ramazan Leka, 57 vjeç, me profesion ekonomist dhe Xhevat Benxhaj, 55 vjeç, me detyrë administrator i shoqërisë “Risa 2013”.

Sipas hetimeve, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njeri–tjetrin nëpërmjet një skeme mashtruese kanë fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar në organet tatimore si dhe kanë bërë shitje fiktive me fatura tatimore.

Vijon puna për zbulimin edhe të subjekteve të tjera që kanë bashkëpunuar me studion e kontabilitetit te 56-vjeçares Hazbije Leka pasi ka dyshime se kanë kryer fshehje të ardhurash nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: dokumente, 40 vula, 10 kasa fiskale subjektesh të ndryshme, blloqe tatimore, 4 njësi kompjuterike dhe një server./tvklan.al