Edhe gjatë 24 orëve në vijim vendi ynë do të mbizotërohet nga reshjet e shiut dhe vende-vende edhe stuhi ere sipas sinoptikanëve. E diela pritet të sjellë një përmirësim të situatës, por temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta.

Moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent në vendin tonë edhe në orët në vijim sipas “MeteoAlb”, me reshje dëbore në zonat malore, si dhe shi me stuhi ere në pjesën jugore të vendit. Java e ardhshme pritet të risjellë rrezet e diellit, por temperaturat e ajrit në disa zona të vendit do kenë vlera nën zero.

Klan News