Muzeu Ripley ka mbrojtur Kim Kardashian lidhur me çështjen e fustanit të shumëpërfolur të Marilyn Monroe  që ajo veshi në Met Gala 2022. Pas kalimit  të Kim në tapetin e kuq, qarkulluan foto në internet që e akuzonin se fustani 4.8 milionë Dollarësh ishte dëmtuar për shkak se nuk ishte i përshtatshëm për fizikun e saj.

Drejtuesit e Ripley kanë konfirmuar se 41-vjeçarja nuk i ka shkaktuar asnjë shqepje apo të ketë humbur disa nga kristalet e fustanit të famshëm që Marilyn veshi për t’i kënduar “Gëzuar ditëlindjen” John Kennedy në 1962.

Që nga fundi i shkallëve ku Kim veshi fustanin e deri në krye të tyre, kur ajo e ktheu, fustani ishte në të njëjtën gjendje fillestare”, u shpreh bordi i muzeumit.

Ripley ka fituar të drejtën e ekspozimit të fustanit në vitin 2016 dhe sipas një raporti të tyre në 2017 ku përshkruhej gjendja e tij, thuhej se “disa qepje janë të tërhequra dhe të konsumuara. Kjo nuk të habit duke marrë parasysh sa delikat është materiali. Ka rrudhosje në pjesën e pasme të mbërthyeseve”.

Më tej, Ripley shtoi se fustani është ekspozuar në shumë vende të botës kështu që mund të jetë dëmtuar në çfarëdo momenti. Gjithashtu, drejtuesit ngulmuan se nuk i ofruan Kim një pagesë që ajo ta vishte fustanin dhe as ajo në drejtim të tyre, por vendosi të bënte një donacion për dy fushata bamirësie për kompaninë.

Kujtojmë që Kim e veshi fustanin historik vetëm për 15 minuta përpara se të ndërrohej në një kopje identike të tij. Për t’iu përshtatur fustanit, ajo humbi 7.2 kilogramë sepse atij nuk mund t’i kryhej asnjë ndryshim. Asokohe, biznesmenia foli edhe për regjimin dhe kujdesin që tregoi përpara dhe gjatë kohës që e veshi.

Fustani ngjalli shumë replika mes admiruesve pasi përveç akuzave për dëmtim, u indinjuan që ajo veshi një fustan që Marilyn kishte dëshiruar mos ta vishte askush pas saj./tvklan.al