Zac Efron është ylli i filmit të ri të Netflix “A Family Affair”, por fytyra e tij e ndryshuar tërësisht ka nxitur një diskutime në rrjete sociale.

Shumë prej fansave pasi kanë parë projektin kinematografik kanë ngritur pikëpyetjet se Zac i është nënshtruar operacioneve plastike të cilat kanë ndryshuar tërësisht fytyrën e tij.

Aktori i ka mohuar më parë këto thashetheme dhe ka përmendur aksidentin e tij ku dëmtoi nofullën si arsye për transformimin e fytyrës së tij. Fansat shkruajnë gjithashtu se mesa duket aktori nuk e ka kuptuar sesa ndryshe dukej fytyra e tij në film.

Zac ka folur më parë për operacionin pas thashethemeve të mëparshme për pamjen e tij. Në vitin 2022, ylli i Hollivudit shpjegoi për “Men’s Health” se theu nofullën teksa vraponte në shtëpi. Pavarësisht thashethemeve të shumta, Zac këmbëngul se nuk është i shqetësuar nga spekulimet në rrjet.

“A Family Affair” ka dalë në Netflix më 28 Qershor dhe Efron luan së bashku me Nicole Kidman. Një komedi romantike e drejtuar nga Richard LaGravenese dhe shkruar nga Carrie Solomon.

Klan News