Ish-futbollisti ndihmon heronjtë që po lufojnë me COVID-19

Ish-futbollisti i Manchester United dhe kombëtares angleze Gary Neville do të vërë në dispozicion të mjekëve dhe personelit të spitaleve si ndihmë në krizën e koronavirusit.

Futbollisti ka dy hotele në Manchester dhe do t’i mbyllë ato për publikun duke i vënë në shërbim të mjekësisë pa asnjë pagesë, duke liruar kështu 176 shtretër.

Ish-kapiteni i United ka deklaruar se asnjë prej anëtarëve të stafit të tij nuk do të shkarkohet nga puna apo do të detyrohet të marrë leje të papaguar. Ai madje ka shprehur kënaqësinë e arritjes së një marrëveshjeje me ministrinë e shëndetësisë.

“E gjithë industria jonë duhet të tregojë solidaritet në këtë periudhë të pasigurtë, jo vetëm për stafin tonë, por për njerëzit që do të kenë nevojë për akomodim në muajt që vijnë”.

Në dy hotele Neville është bashkëpronar me ish-futbollistin tjetër të Manchester Ryan Giggs, në Stock Exchange Hotel në qendër të qytetit dhe Hotel Football në Old Trafford. Që prej të shtunës së kaluar të dy janë në dispozicion të punonjësve të shëndetësisë.

Punonjësit e hotelit do të punojnë si ditë normale dhe do të paguhen po rregullisht ndërsa mjekë, infermierë dhe sanitarë do t’i përdorin pa asnjë pagesë nëse do të kenë nevojë të izolohen larg familjeve në mënyrë që të mos i rrezikojnë.

Pak ditë më parë edhe Chelsea njoftoi një nismë të tillë duke e hapur hotelin e skuadrës pranë Stamford Bridge për personalin mjekësor.

Tv Klan