Deputetët që do të godasin kolegët e tyre në sallën e Parlamentit do të dënohen jo thjesht me përjashtim me 10 ditë nga punimet e kuvendit, por me sanksione që do të parashikohen në Kodin Penal.
Kryeministri në Parlament zbulon se në paketën e ndryshimeve ligjore që po hartohet nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme, do të parashikohen ndryshime të Kodit Penal që sipas tij do të ndajnë politikën nga krimi.
“
Patjetër paketa duhet të përfshijë edhe vullnetin tonë për ta thelluar ndarjen e politikës nga krimi dhe të qeverisë nga kriminelët, e cila ndryshe nga sa është propaganduar gjithë këto vite ka filluar vetëm kur ne e kemi marrë mandatin tonë të parë
.
Barbarëve edhe këtu në Parlament, përgjithmonë nuk mundet deputeti të ketë imunitet për të goditur deputetin, për t’iu turrur foltores fizikisht, edhe kjo do të përfshihet në Kodin Penal. Nuk mund të vijohet më kështu”.
Iniciativa vjen për t’i vënë fre, sipas Rames, dhunës të shfaqur në të gjitha format gjatë ushtrimit të detyrës.
“
Ka një punë të nisur për rishikimin rrënjësor të Kodit Penal, por kjo nuk pret. Barbarët futen në fushat e futbollit dhe ushtrojnë dhunë, barbarët që u kthehen mjekëve, nga Janari deri sot janë goditur katër mjekë. Lironi djemtë tanë, bërtet partia e endacakëve që vjen vërdallë. Paralajmërojnë se do të ndodhë kjo apo ajo. Nuk do të ndodhë asgjë tjetër përveçse se ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të vijojmë të bëjmë detyrën që na kanë dhënë”.
Paketa e ndryshimeve ligjore parashikon dhe ndërhyrje në Kodin Rrugor. Të gjithë këto ndryshime kërkojne 84 vota për t’u miratuar dhe aktualisht numri i deputetëve në Parlament është 88. Nuk dihet nëse deputetët e cilesuar si opozita e re në Kuvend do të bashkojnë votat me socialistët për këto ndryshime ligjore.
Tv Klan