Përballja në distancë mes kandidatëve për president në SHBA

E sigurtë, e patundur dhe shumë direkte, Savannah Guthrie, vuri në vështirësi presidentin Trump gjatë debatit televiziv me rivalin e tij Joe Biden që u transmetua në dy rrjete televizive .Veshur me një kostum rozë të ndezur, gazetarja zhvilloi thuajse një seancë hetimore ndaj Trump duke e pyetur për çështjet më të nxehta si menaxhimi i pandemisë, infektimi i vete kreut të Shtëpisë së Bardhë, lidhja me esktremistët e djathtë dhe pasionin e tij për teoritë konspirative. Por pika më kulmore e debatit ishte kur ajo e pyeti Presidentin mbi një postim në Tëtiter në të cilin vinte në dyshim vdekjen e terroristit Osama Bin Laden.

“Ishte një ripostim. Ishte mendimi i dikujt tjetër, unë thjesht e ripostova. Njerëzit e kuptojnë vetë, nuk kam ndërmend të mbaj qëndrim”, tha Trump.

“Nuk arrij ta kuptoj këtë. Ju jeni president, jo një i çmendur apo një xhaxha që mund të ripostojë çdo gjë”, u shpreh gazetarja.

Debati i dytë presidencial ishte planifikuar fillimisht për të enjten, por Trump u tërhoq pasi nuk ishte dakord me mënyrën virtuale. Debati përfundimtar mes Trump dhe rivalit te tij demokrat Joe Biden është planifikuar të mbahet më 22 Tetor.

Tv Klan