Dyshja e njohur portretizojnë një çift të divorcuar në komedinë që pritet të shfaqet më 12 Shtator

Aktorët George Clooney dhe Julia Roberts, do të luajnë sërish së bashku  për komedinë e tyre të parë romatike të quajtur “Ticket to Paradise”, ku dyshja e njohur portretizojnë një çift të divorcuar .

Clooney dhe  Roberts luajnë Davidin dhe Georgia, të cilët lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe bashkohen për të ndaluar vajzën e tyre Lily të martohet me dikë që ajo e ka takuar gjatë një udhëtimi në Bali.

Duke mos dashur që ajo të bëjë të njëjtin gabim që ata besojnë se bënë 25 vjet më parë, ata udhëtojnë në ishull për të prishur dasmën.Në një skenë dyshja vallëzojnë të dehur në një klub për të turpëruar vajzën e tyre.

Me regji nga Ol Parker, filmi është i pesti që Roberts dhe Clooney luajnë së bashku.

Roberts është i njohur për një varg komedish romantike në vitet 1980 dhe 1990, nga “Pretty Woman” në “Notting Hill”, ndërsa komedia e fundit romantike e Clooney ishte “One Fine Day” në 1996.

Është nervozizëm në fillim kur dëgjon emrat e tyre,” tha Kaitlyn Dever, e cila luan Lily.”Dhe pastaj kur i takoni, i gjithë ai lloj nervozizmi largohet“, shprehet ajo.

“Ticket to Paradise” do të shfaqet në kinema më 12 Shtator.

Klan News