Modelja Georgina Rodríguez është shfaqur në rrjetet sociale për të ndarë me më shumë  se 23 milionë ndjekës kopertinën e saj të re për revistën e  modës ‘ InStyle ‘ e cila pritet të dalë në tregun e shitjes në muajin mars.

“Ështe e vërtetë  që jo gjithmonë  kam shkëlqyer për shkak të bukurisë  simë, por gjithmonë kam qenë e lumtur”, është kjo fraza që shoqëron  pamjen spektakolare në të cilën bukuroshja hispaniko-argjentinase shfaqet duke pozuar me një veshje të zezë të zbukuruar me gurë të çmuar kristali.

Nga ana tjetër, në deklaratat e mbledhura nga revista ‘Lecturas’, e cila tashmë ka pasur qasje në këtë numër të ri , gruaja e Cristiano Ronaldos siguron se ka punuar shumë teksa ka pasur një jetë plot me sakrifica dhe universi sipas Georginës e ka shpërblyer me gjënë më të madhe, faktin e të qenit “një bukuroshe familjare”.  

Pikërisht një javë më parë, Georgina Rodriguez zbuloi firmën e saj të veshjeve nën emrin ‘ Om by G ‘. 

Në vetëm disa ditë, biznesmenia bëri me dije se veshjet kanë rezultuar të suksesshme dhe ka njoftuar se së shpejti do të nxjerrë në shitje produkte të reja.

Klan News