Drejtuesi i një automjeti është përballur me një surprizë aspak të këndshme, teksa është kthyer nga makina e tij. Një gjarpër helmues ka përfunduar në pasqyrën e makinës së tij.

Ted Ogier është shokuar kur ka parë gjarprin 2.5 metra të gjatë. Gjarpri ka tentuar të hyjë brenda në automjet por për fat Ogier e ka parë. Mësohet se gjarpri do ketë qenë më parë në motorin e automjetit të tij  dhe më pas ka dalë jashtë.

Natën e kaluar ka qenë ftohtë dhe mendoj se ka qëndruar në motorin e makinës”

, tha ai.

Ai ka telefonuar menjëherë miqtë e tij dhe më pas kanë bërë të mundur largimin e gjarprit helmues.

/tvklan.al