Gjenden 5 skelete mamuthësh 200 mijë vjeçarë. Thesari arkeologjik i konservuar në mënyrë shumë të mirë ka dalë në dritë nga një shpellë në Britaninë e Madhe, Cotswolds.

Gjigandët parahistorikë janë 5 ekzemplarë, dy të rritur, dy të rinj dhe një këlysh dhe mendohet se kanë jetuar rreth 220 mijë vjet më parë. Ato janë të species më të madhe që ka ekzistuar, ajo e stepave, që peshonin deri në 15 tonelata.

Në shpellën britanike janë gjetur edhe mbetje të kafshëve të tjera parahistorike, por edhe vegla që përdoreshin nga njeriu nenadertal, që popullonte Evropën në atë periudhë.

Ekspertët pas analizimit të skeleteve të gjetur, mendojnë se shkaku që 5 ekzemplarët kanë ngordhur, mund të jetë gjuetia nga njeriu, pasi janë gjetur dëmtime në kockat e tyre. megjithatë nga këto zbulime do të kuptohet më tepër mbi ekosistemet e asaj periudhe të largët, klima etj.

Klan News