Ndërrojnë jetë në galeri inxhinieri dhe dy minatorët



Ndërrojnë jetë në galeri inxhinieri dhe dy minatorët

08:16 29/10/2020

Prefekti: Miniera ishte mbyllur në 2017

Një ngjarje tragjike ka tronditur Dibrën. Tre persona kanë humbur jetë teksa punonin në minierën “Balgjaj” në Selishtë të Dibrës.

Ata janë inxhinieri Ismail Hoxha 62 vjeç që është njëkohësisht edhe pronari i minierës, si dhe Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rruzhdi Rushiti vetëm 29 vjeç, të dy punëtorë.

Ishte vëllai i Ismail Hoxhës ai që lajmëroi të mërkurën pasdite Policinë e Dibrës se prej disa orësh kishte humbur kontaktin me të.

Në bazë të këtij informacioni, rreth orës 03:00 të enjtes, në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të tre shtetasve që dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Nga pamjet e siguruara nga Tv Klan, dallohet qartë se galeria ku u gjetën trupat e pajetë funksiononte jashtë çdo lloj kushti teknik, ndërsa prefekti Nexhbedin Shehu bën të ditur se ajo ishte mbyllur në vitin 2017.

Organet e policisë dhe ato të prokurorisë kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngarje dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën humbjen e tre jetëve.

Tv Klan




Të ngjashme