Thesari mbretëror suedez, i cili u vodh në 31 Korrik vitin e kaluar nga katedralja Strangnas, është gjetur. Dy kurora dhe një spektër, që datojnë në vitin 1961, u gjetën në një kosh plehrash në Stokholm.

Këto objekte kapin vlerën e 7 milionë dollarëve dhe janë përdorur për funeralin e Mbretit Karl IX dhe të Mbretëreshës Kristina. Thesari u gjet nga roje sigurimi, i cili ka njoftoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, autoritetet thanë për mediat se po punohet për të vërtetuar nëse janë vërtetë bizhuteritë e vjedhura, apo kopje e tyre. Një 22-vjeçar është i akuzuar për vjedhjen e bizhuve. Gjyqi i tij u shty pas gjetjes së tyre.

Klan Plus