Frikë nga shtimi i infektimeve në Francë, mbarohen testet e Covid

Vetëm dy ditë pas ardhjes në fuqi, qeveria e re e kryesuar nga socialdemokratët në Gjermani ashpërson masat anti-Covid, duke e bërë për të parën herë vaksinimin të detyrueshëm për disa kategori, duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Parlamenti miratoi këtë të Mërkurë detyrimin për vaksinimin e punonjësve të sistemit shëndetësor, farmacistëve e punonjësve të azileve. Paketa e re e masave i jep të drejtë qeverisë të mbyllë baret, restorantet, diskotekat, stadiumet e të tjera ambiente me grumbullime të mëdha, kur infektimet arrijnë në gjendje kritike. Qeveria e re nuk e ka përjashtuar mundësinë që vaksinimin ta bëjë së shpejti të detyrueshëm për gjithë popullsinë nën modelin austriak. Spitalet e veçanërisht repartet e terapisë intensive janë në pranë ezaurimit të plotë.

Ndërsa Franca po përballet me mungesa të theksuara të testeve të COVID-it nëpër farmaci. Rritja drastike e rasteve të infektimit, sipas farmacistëve u ka ngjallur frikën e qytetarëve, të cilët janë dyndur për t’u testuar në përpjekje për të mos infektuar të afërmit dhe grupet shoqërore.

Tv Klan