Pret Portugalinë në Allianz Arena

Grupi F i Europianit është pa dyshim më i paparashikueshmi dhe këtë të shtunë sjell një ndeshje që pritet të ketë shumë emocione. Portugalia viziton Gjermaninë ne Mynih.

Pas humbjes me Francën, Gjermania është në një nevojë të dëshpëruar për lojë dhe rezultat, nëse duan të shmangin një eliminim në fazën e grupit për herë të dytë radhazi në një turne madhor.

Presioni është në skuadrën e Joachim Low të cilit i shtohet edhe kërcënimi i Portugalisë që kërkon kren e grupit.

Në takimin e orës 18:00 vendimtar mund të jetë goli i parë. Ai do të jetë momenti që do të ndryshojë rrjedhën e lojës pasi aventurat në një takim të tillë nuk falen. Do të kërkojë protagonizmin Ronaldo.

Portugezi nuk ka asnjë fitore dhe nuk ka shënuar asnjë gol ndaj Gjermanisë. Skuadra e tij nuk ka asnjë humbje në 22 nga 23 ndeshje me rrjeta të paprekura në 3 sfidat e fundit.

Gjermania e humbi ndeshjen e parë të Europianit dhe ky takim është i pari mes këtyre kombëtareve që prej kupës së botës 2014, ku Gjermania fitoi 4-0

Tv Klan