Kancelarja gjermane ka vendosur të zgjasë periudhën e “lockdown” deri më 14 Shkurt si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e  koronavirusit Covid-19.

Kështu, shumica e dyqaneve dhe shkollave do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Infeksionet ditore në Gjermani kanë ardhur në rënie, por virologët janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të varianteve të reja të Covid-19.

Qeveria gjermane ka sqaruar se do të ngrejë një grup pune për të hartuar një strategji se si vendi do të hapet në mënyrë të sigurt.

Numrat e infeksionit kanë pësuar rënie gjatë disa javëve. Tani po përballemi me mutacion agresiv që duhet t’i përgjigjemi”, tha kreu i Bashkisë së Berlinit.  /tvklan.al