Katër lokale janë gjobitur në Korçë me 10 milionë Lekë të vjetra secila, pasi nuk kanë respektuar Aktin Normativ dhe protokollet e sigurisë të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19.

Policia thotë se ka gjobitur një lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K; një restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T; një restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F; si dhe një lokal në Pogradec në lagjen nr.2. në pronësi të qytetarit me iniciale G.K.  

Në këto ambiente kryheshin ceremoni festive në kundërshtim me urdhrin e vendosur nga qeveria. /tvklan.al