Mbrojtësi i Bayern Munchen duhet të kalojë 6 muaj në qeli

Një gjykatë në Madrid vendoi të dënojë me burg mbrojtësin e Francës dhe të Bajern Mynihut Lucas Hernandez, sepse theu një urdhër mbrojteje të vendosur në vitin 2017.

Fituesi i Kupës së Botës në 2018 duhet të dalë në gjyq më 19 Tetor, por ai ka apeluar vendimin, raporton “France 24”.

Lojtari 25-vjeçar u arrestua 4 vite më parë sepse theu urdhrin e gjykatës që e ndalonte të takonte të dashurën, pas një konflikti të dhunshëm mes të dyve.

Në Dhjetor të 2019-ës, Hernandez u dënua me 6 muaj burgim sepse theu urdhrin e mbrojtjes.

Në Spanjë, ata që dënohen me më pak se dy vite nuk shkojnë në burg, por në rastin e lojtarit, ishte i përsëritur.

Në Shkurt të 2017-ës, Hernandez u arrestua pasi e dashura u dërgua në spital për dëmtime të lehta pas një sherri mes të dyve.

Asnjë nuk bëri denoncim, por prokurori ngriti akuza ndaj të dyve.

Të dy u dënuan me nga 31 ditë punë në komunitet.

Atyre iu urdhërua të mos shikonin njëri-tjetrin për 6 muaj.

Katër muaj më vonë, Hernandez u arrestua në aeroportin e Madridit në shoqërinë e partneres së tij Amelia Jorente, me të cilën ishte martuar.

Kjo e fundit nuk u vu në pranga sepse provoi se nuk ishte në dijeni të vendimit të gjykatës.

Klan News