Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve vitin e kaluar.

Altin Avdylaj i njohur ndryshe si “Niçja” kërkoi ndryshim të masës “arrest ne burg”, duke pretenduar se prokuroria nuk ka asnjë provë në ngarkim të tij.

Nga ana tjetër, prokuroria kërkoi lënie të pandryshuar të masës, me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të çojnë në ndryshimin e saj. Kjo është hera e pestë qe “Niçja” kërkon lirim nga qelia, por gjykata e ka refuzuar.

Tv Klan