Gjatë bashkëbisedimit të fundvitit me gazetarët, Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë. Shkak u bë një pyetje nga gazetarët e pranishëm, për klane brenda Partisë Socialiste. Shkak u bë një pyetje nga gazetarët e pranishëm, për klane brenda Partisë Socialiste.

“Ka një komplot në PS dhe unë jam shumë i shqetësuar për këtë komplot. Është një lëvizje konspirative që synon gjëra të rënda që unë nuk mund t’i ndaj dot me ju. Jemi duke menduar për një gjyq popullor edhe për dënime të rënda, për dënime shumë të rënda, internime, punë të detyruar dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është kreu i Bashkisë Tiranë, Veliaj, padiskutim i mbështetur nga ish-Ministri i Brendshëm. Dyshohet shumë edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera. Por ju siguroj që Erion Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë do të varet në një nga këto pemë…”

, tha ndër të tjera Kryeministri.

/tvklan.al