Seriali i animuar amerikan “The Simpsons” i njohur për batutat komike është bërë i famshëm edhe për parashikimet e ngjarjeve më të mëdha botërore vitet e fundit.

Në episodin “The Exchange Student”, një student nga Shqipëria, Adil Hoxha, i cili është agjent sekret i regjimit komunist shqiptar i bashkohet familjes së Simpson.

Gjatë videos ai shfaqet teksa komunikon me Shqipërinë përmes një sateliti me ikonën e shqiponjës dykrenare.

Vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë brenda muajit Mars do të ketë satelitin e parë “Albania 1” në orbitë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë. /tvklan.al