Kandidati republikan, për president të SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Kësaj radhe objekt i sulmit të tij ishte Kina. Kështu miliarderi e cilësoi deficitin tregtar të SHBA-së me Kinën, si një përdhunim.

“Nuk mund të lejojmë Kinën që të përdhunojë vendin tonë dhe ata po bëjnë pikërisht këtë”, deklaroi Trump, duke iu referuar numrit të lartë të eksporteve kineze në SHBA. Trump akuzon shpesh Kinën që manipulon monedhën e saj për t’i dhënë avantazh eksporteve vendase në tregun ndërkombëtar dhe thotë se Kina po e dërrmon SHBA-së në tregti.

Kjo është hera e parë që Trump e ka përdorur fjalën “përdhunimi” në lidhje me tregtinë me Kinën, megjithëse gjatë gjithë fushatës ai e ka sulmuar. /

tvklan.al