Reperi i njohur dhe mjaft i dashur për publikun Gold Ag ka nisur vitin e dytë të studimeve në një kolegj privat në Kosovë dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Ai studion në degën e gazetarisë ku mesa duket ka qenë i suksesshëm vitin e parë dhe tani ka nisur vitin e dytë.

Në foton e publikuar në Instagram ai shihet brenda ambienteve të universitetit i cili shihet mjaft i lumtur dhe shkruan: Viti i dytë.

Kujtojmë se Gold Ag është një nga reperët që njihet për këngët me motive patriotike, ku së fundmi ka publikuar dhe këngën  “Kuksi”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. /tvklan.al