UEFA shpall listën me 10 kandidatë

Dy gola nga kombëtarja italiane e futbollit janë pjesë e listës me 10 kandidatë për çmimin ‘Eurogoal’, më i bukuri në kampionatin europian të futbollit. Komitetit i vëzhguesve teknikë të UEFA-s rendit në vend të parë golin e Lorenzo Insigne në çerekfinale kundër Belgjikës.

Kjo goditje që tifozët italianë, veçanërisht ata të Napolit e kanë cilësuar ‘O Tir’ A Gir’, goditja me kthesë. Me golin ndaj Zvicrës, Paul Pogba vjen në vendin e dytë.

Luca Modriç në të tretin.Për shkak të aksionit të shkëlqyer të Belgjikës renditet në vend të katërt goli i De Bruyne ndaj Danimarkës. Ndjek Patrick Schick ndaj Skocisë.

Nuk mund të mungonte në këtë renditje goli i vetëm i europianit i shënuar me goditje dënimi nga Mikeel Damsgaard i Danimarkës ndaj Anglisë.

Kombinimet, pasimet driblimet dhe në fund ekzekutimi i suksesshëm kanë vendosur në listën me 19 golat më të bukur edhe atë të shënuar nga Alvaro Morata ndaj Italisë, Andriy Yarmolenko ndaj Holandës dhe Federico Chiesa ndaj Spanjës.

Në vend të 10 është goli i Ronaldos që vendosi rezultatin 3-0 ndaj Hungarisë.

Tv Klan