Tre persona janë arrestuar nga policia e Tepelenës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Erment Hasanaj, 31 vjeç; Kelmend Skënderaj, 22 vjeç; Ermal Aliaj, 24 vjeç, kanë rënë në pranga pasi dyshohet se në 19 mars të këtij viti kanë grabitur me dhunë një person. Ndërkohë në kërkim është shpallur 26-vjeçari J. I, nga Vlora.

Nga hetimet ka rezultuar se 4 të rinjtë, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në vendin e quajtur Mogila, në segmentin rrugor nacional Krahës-Memaliaj, kanë keqtrajtuar fizikisht e më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me  cigare shtetasit  M.L, banues në Fier. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë./

tvklan.al