Intervistë me Gramoz Ruçin dhe Arben Malaj për situatën e krizës.

Gramoz Ruçi: Në rajonet Veriore janë marrë të gjitha masat për të siguruar në radhë të parë qytetarët duke i zhvendosur familjarët nga vendet më të pasigurta në vende të sigurta, ashtu sikurse vetë forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e Rendit dhe qytetarët shqiptarë meshkujt, kanë marrë të gjitha masat për të mbrojtur jo vetëm sovranitetin e vendit por mbi të gjitha për të mbrojtur popullatën civile të këtij Rajoni. Legjislativi ka pranuar ose ka legjitimuar praninë e NATO-s në kufi, ashtu sikurse Legjislativi ka kërkuar nga NATO kontributin e saj për mosprekje të sovranitetit të Shqipërisë nga Serbi.

Gazetari: Shqipëria po pret të tjerë refugjatë, numri mund të shkojë deri tek një milion, jeni i këtij mendimi që të presim dhe të tjerët, pra Kosova të zbrazët?

Arben Malaj: E para ne nuk jemi me idenë që Kosova të zbrazet e parë në aspektin ekonomik ne kërkuam që Qeveria t’i binte sirenave të alarmit që
situata në Shqipëri do të shkonte drejt një krize financiare, qytetarët shqiptarë do të ndjenin varfërimin për shkak të kësaj krize dhe duhej patjetër që duke mos qënë një krizë e drejtpërdrejtë e ekonomisë
shqiptare, e cila nuk vjen nga vetë ekonomia por vjen nga një krizë që ndodh jashtë Shqipërisë por e mbartur në Shqipëri, atëherë këtë kosto ne duhet ta ndajmë me organizmat ndërkombëtare dhe shenjat kanë treguar që vullneti i tyre është për të na ndihmuar. Por kjo nuk duhet të shmangë detyrimin e Qeverisë për të ndjekur hap pas hapi çdo detyrim të saj për të ruajtur kontrollin makroekonomik të vendit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame