Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dha reagimin e tij për mediat lidhur me shpalljen e qeverisë së re.

Ai u shpreh se ka lavdërime për ekipin e ri, ndonëse suksesi do të jetë në monitorim të vazhdueshëm si nga PS, edhe nga votuesit. Gjithsesi, Ruçi tha se pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë arsye për paragjykim.

Gazetari: Si i shihni ndryshimet në qeverinë e re të zotit Rama?

Gramoz Ruçi: Pse mendoni që Ruçi do ketë veçse lavdërimet për ekipin e ri dhe urime të përzemërta për ta justifikuar këtë mandat të tretë të Partisë Socialiste?!

Gazetari: Mendoni se kjo skuadër është skuadra e duhur për të qeverisur për katër vitet e ardhshme?

Gramoz Ruçi: Absolutisht po, por suksesi i saj do të monitorohet fuqishëm nga socialistët dhe nga votuesit e kësaj force politike në vazhdimësi, por s’ka arsye për t’i paragjykuar./tvklan.al