Largimi për pak kohë i liderit të Partisë Socialiste Fatos Nano ka krijuar konfuzion në Parti. Sekretari koordinativ i PS Gramoz Ruçi nuk është dakort. Sipas Ruçit PS është shumë aktive. Ndërkohë socialisti Servet Pëllumbi përsërit tezën e votëbesimit të Fatos Nanos si kryetar.

 “Unë nuk e kuptoj se PS ka qenë në konfuzion, PS është në veprim, ka një grup parlamentar që miraton ligjet.

“-shprehet Ruçi

Ndërsa Servet Pëllumbi thotë se është neglizhencë ose e qëllimshme që nuk ka asnjë projekt ligj për verifikimin e pasurisë së pushtetarëve.

Pamje nga mbledhja e Partisë Socialiste, kryetari Fatos Nano, Pandeli Majko, Kastriot Islami, socialistë të tjerë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame