Greqia hedh një hap të rëndësishëm drejt neutralitetit fetar. Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe kryepeshkopi ortodoks Jeronimos arritën një marrëveshje që i heq klerit kishtar statusin e nëpunësit civil. Megjithatë përmes një fondi të veçantë për kishën, qeveria do të japë çdo vit 189 milionë Euro, që do të shkojnë për pagat e mbi 9 mijë priftërinjve dhe shërbyesve kishtarë.

Alexis Tsipras:

Po përpiqemi të hedhim një hap historik në të mirë të shtetit dhe kishës. Parimi i neutralitetit fetar të shtetit grek garanton role të dallueshme midis shtetit dhe kishës si dhe bashkëpunimin për tema me interes të përbashkët”.

Kryepeshkopi i Greqisë: “

Ajo çfarë duam të tregojmë me këtë marrëveshje është vullneti për të hedhur një hap përpara, me respekt reciprok për njëri-tjetrin”.

Fondi qeveritar do të menaxhojë edhe pronat e kontestuara nga të dyja palët me reformat e 1952-shit, që shënuan përpjekjet e para për shkëputjen e kishës nga shteti. Aktualisht funksionimi i kishës lidhet ngushtë me administratën shtetërore, pavarësisht se Greqia është shtet laik. Reformat do të kalojnë për miratim në paralament. Përmes tyre, kisha premton se nuk do të kundërshtojë neutralitetin fetar të Greqisë.

Tv Klan