Këngëtarja e njohur shqiptare Gresa Behluli u bë nënë për herë të parë në Nëntor të vitit që lamë pas.  

Duket se jeta e saj ka ndryshuar për mirë dhe këtë nuk ka ngurruar që ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj. Krahas një fotoje ku zbulon për herë të parë portretin e Diellit të saj, ajo ka një urim për të gjithë për vitin 2022.

“Ky vit si asnjëherë më gjen më shumë netë pa gjumë, me shumë lodhje, me disa kilogramë më shumë. Me shumë sfida e pikëpytje si nënë e re… Por si asnjëherë tjetër me zemër dhe prehër plot. Më gjen me 1 përgjigje për të gjitha pyetjet e mia: Dielli! Uroj për të gjithë ju sa më shumë dashuri dhe jo urrejtje. Zoti qoftë me ne shqiptarët”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë se lajmin e ëmbël të ardhjes në jetë të fëmijës fillimisht e ka dhënë përmes një postimi në “Facebook” i ati i këngëtares, Hajrush Behluli, i cili ka treguar se nipi i tij është pagëzuar me emrin Diell.

Krahas fotos së Gresës, ai i ka dedikuar disa fjalë mjaft emocionuese ku shprehet i gjithë gëzimi që një gjysh mund të ketë me ardhjen në jetë të bekimit të fëmijës së tij.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Po ashtu edhe Arbëri u bë dajë dhe Besiana e Agnesa teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroi statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat. Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët e botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, shkroi babai i këngëtares./tvklan.al