grevaGreva e nëpunësve civile dhe revolta e tyre pranë kryeministrisë në Tiranë ka tërhequr dhe vëmendjen e medias ndërkombëtare.

“Shqiptarët e larguar nga puna,futen në grevë urie”-me këtë titull nis shkrimi i publikuar në website-in online të të përditshmes amerikane “The Washington Post”.

Pesë gra dhe nëntë burra, janë zotuar të mërkurën pranë kryeministrisë në Tiranë se do të vazhdojnë me grevën e urisë për një kohë të pacaktuar – thonë burime të AP për “Washington Post”.

Në këtë shkrim theksohet ndër të tjera mbështetja e subjektit opozitar, partisë demokratike, e cila akuzoi qeverinë e udhëhequr nga socialistët për pushim nga puna të 7 mijë njerëzve nga sektori publik, që nga ardhja e tyre në pushtet 8 muaj më parë.

“Qeveria aktuale, e mohoi kategorikisht këtë shifër,duke deklaruar vetëm 400 ankesa zyrtare të paraqitura për shkarkim të padrejtë nga vendi i tyre i punës” -thuhet më tej në këtë artikull të Washington Post.

“14 grevistët të identifikuar si përkrahës të PD shqiptare deklaruan se qeveria ka targetuar civilët që kanë mbështetur opozitën” -e përmbyll artikullin  kjo e përditshme amerikane.

TV KLAN