Nelly, këngëtari i hitit “Dilemma” është arrestuar mëngjesin e së mërkurës për posedim drogërash të paligjshme. Cornell Iral Haynes Jr ., u ndalua në Missouri dhe iu gjetëën 4 pilula ekstazie si dhe i mungonte siguracioni.

Një zëdhënës i Missouri State Highway Patrol tha se Nelly u arrestua brenda Hollywood Casino në St.  Charles ku pas verifikimit të të dhënave doli që kishte një urdhër aktiv për të për mungesën e siguracionit i cili ishte evidentuar edhe më parë nga policia e Maryland Heights.

Verifikimi i të dhënave është standard në kazinotë e Missouri në përputhje me ligjet e shtetit për komisionet e lojërave.

Kjo ishte arsyeja pse këngëtari u arrestua dhe më pas i bënë kontroll. Në atë moment i gjetën edhe 4 pilulat e ekstazisë.

Avokati i tij tha se Nelly ishte “shënjestër e një polici tepër xheloz”:  “Pasi fitoi disa ‘jackpot’-e në vendin ku Haynes shkon shpesh dhe argëton, në vend që thjesht të kontrollonin transferimin e parave, ky polic ndjeu detyrimin të kontrollonte ç’kishte ndodhur më parë”.

Avokati është i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë askund dhe do të kërkojë të merren masa për policin.

Nelly përfundoi në paraburgim për posedimin e drogërave të paligjshme. Tashmë ai është liruar ndërsa hetimet vazhdojnë./tvklan.al