Themelet e një pallati të ri nrvozojnë banorët e pallateve të tjera. Sot një grup banorësh të një blloku pallatesh në kryeqytet kanë protestuar ashpër për zënien e lulishtes para pallateve të tyre ku janë hedhur themelet e një pallati të ri. Sipas tyre pallati i ri i merr frymën shtëpive të tyre dhe është pa asnjë leje apo dokumentacioni dhe se pronar i këtij pallati është një deputet.

Për këtë ata kanë thirrur dhe policinë që të bllokojë ndërtimet, por sipas tyre policia më pas i ka keqtrajtuar vetë ata. Dhënia e lejes për ndërtime nga urbanistika e Tiranës e ka shndërruar qytetin në një mal me beton duke zhdukur çdo hapësirë të gjelbër. /tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj